Detaji që tradhtoi mafiozin Matteo Messina Denaro

0 152

Italia ishte në festë pas arrestimit të mafiozit Matteo Messina Denaro, i cili ishte një nga objektivat kryesore të karabinierëve ndër vite.

Sipas mediave ndërkombëtare, informacioni i marrë nga policia se Denario ndodhej në një klinikë në Palermo për të trajtuar një tumor rezultoi vendimtar për arrestimin e një prej “kumbarëve” të fundit të mafias siciliane.

Por për stafin e klinikës La Maddalena ku edhe u arrestua ai ishte Andrea Bonafede , me profesion topograf. Shumë pak do të dyshonin se pas atij personi të qetë do të fshihej një nga personat më të kërkuar në Itali.

Por si arritën hetuesit te njeriu që në të vërtetë ishte Matteo Messina Denaro? Për rreth tre muaj, hetuesit e kanë kuptuar se Denaro mund ta përdorte një identitet të rremë për t’u shëruar. Nga përgjimet e miqve dhe të afërmve, hetuesit konfirmuan se ai ishte i sëmurë rëndë, aq sa iu nënshtrua dy operacioneve të rëndësishme.

Në atë moment, filluan hetimet për pacientët me kancer me një moshë të ngjashme me atë të Messina Denaro.

Kur policia hyri në klinikë për ta arrestuar Denaro dyshohet se u përpoq të arratisej por kur kuptoi se ishte i rrethuar nuk bëri asnjë rezistencë. Kur u prangos, një oficer policie e pyeti për emrin dhe 60-vjeçari u përgjigj “Unë jam Matteo Messina Denaro”.Policia italiane ka zbuluar gjithashtu edhe strehën e bosit të mafies që është në qytetin e Trapanit.

Ai pritet të transferohet në një vend sekret derisa të përfundojë në një burg të sigurisë maksimale jashtë Siçilisë, siç ka ndodhur me mafiozët e tjerë që janë arrestuar në të kaluarën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.