Dështimi i negociatave, PD në të njëjtin skenar si më 6 Mars

0 170

Pas 20 ditësh negociata, PD del të përçarë në këto zgjedhje.

“Thënë ndryshe më 14 Maj, PD do të përsërisë të njëjtin skenar si ai në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Nga 6 bashki, vetëm demokratët e udhëhequr nga Sali Berisha arritën të marrin Bashkinë e Shkodrës. Shkak në fakt është bërë një deklaratë për këtë përçarje të demokratëve, deklarata e një dite më parë e grupimit Alibeaj, sipas të cilit në tryezën e negociatave përfaqësuesi i PD, të kryesuar nga Berisha, Edi Paloka ka ardhur me një kusht, ku i detyronte të njihnin ndryshimet e statutit të 11 Dhjetorit dhe rrjedhimisht edhe Berishën si kryetar i PD. Por ky qëndrim i zotit Alibeaj i shprehur përmes kësaj deklarate është hedhur poshtë nga zoti Paloka, i cili ka deklaruar mbrëmjen e djeshme për mediat që nuk janë ftuar palët me kushte në tryezën e negociatave. Mbi të gjitha sipas zotit Paloka, grupimi i Alibeajt kërkon që të mos njohë procesin e primareve dhe njëherazi as strukturat e reja të PD. Edhe kryetari i PD, Sali Berisha pati një prononcim gjatë ditës së djeshme kur është shprehur se nuk mund të preket statuti i 11 Dhjetorit me të cilin në fakt u ngrit dhe u rithemelua PD. Më duhet të them se grupimi i drejtuar nga deputetët e Alibeajt kërkojnë ngritjen e një Këshilli Kombëtar në nivel qendror dhe lokal, ku të kishte përfaqësi nga të dyja grupimet dhe më pas kandidatët pasi të kalonin nga filtri i këtij këshilli, t’i nënshtroheshin 50% të procesit të primareve dhe 50% të procesit të sondazheve. Në kushtet kur demokratët janë të përçarë dhe do të dalin tashmë me kandidatët e tyre, Alibeaj ka thirrur në orën 18:00 mbledhjen e kryesisë për t’ia shprehur vendimmarrjen e një dite më parë”, raportoi gazetarja.

Sa i përket primareve, ditën e sotme zyrtarizoi kandidaturën e tij për Tiranën, mjeku Ilir Alimehmeti. Më herët kanë deklaruar se do të kandidojnë edhe Belind Këlliçi e Gerti Bogdani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.