Dëshmia e fortë e studentes: Në “Qytetin Studenti” vajzat ngacmohen seksualisht

0 203

Është një mbrëmje dimri në Qytetin Studenti në Tiranë. Rrugët në rezidencën më të madhe të studentëve në Shqipëri kanë pak lëvizje. Rrugicat janë pa ndriçim.

Vajzat që janë rezidente në godinat e Qytetit Studenti shpejtojnë hapat në lëvizjet e pakta që bëjnë brenda territorit. Gresi një studente e vitit të dytë në degën e Sociologjisë.

Prej disa ditësh ajo dhe vajza të tjera në qytetin studenti ngritën zërin dhe protestuan për shkak të disa rasteve të përsëritura të ngacmimeve seksuale që ndodhin në Qytetin Studenti.Mungesa e patrullimit të Policisë së Shtetit në këtë zonë, ka rritur frikën dhe pasigurinë e studenteve që jetojnë në këto godina.

Qyteti Studenti ka një hapësirë akomoduese prej rreth 5500 shtretërish! Për shkak të distancës së shkurtër me disa prej Fakulteteve kryesore në kryeqytet studentët e ardhur në rrethe preferojnë qëndrimin në këto godina! Ndonëse mungesa e sigurisë dhe kushtet e vështira në konvikte kanë sjellë një largim grudal të vajzave nga kjo zonë rezidenciale për studentë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.