Deputetja e PS-së zbulon kandidatin e mazhorancës për Durrësin

0 126

Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar gjatë një interviste për Euroneës Albania kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Spahiu u shpreh ne Euronews se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

“Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh. Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako. Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët”- tha Spahiu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.