Deputetja e PD-së ndan lajmin: Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për “Butrintin”

0 142

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ndarë lajmin se Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për Butrintin.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Zhupa është shprehur se Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka dhe ka ftuar palët për të dorëzuar provat përkatëse deri më datë 27 janar të këtij viti.

Postimi i plotë:

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.

Me pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.