Denoncimi i Panaritit: Qumështi boshnjak i tregëtuar më pak se 100 lekë litri, goditje për industrinë tonë

0 447

Përmes një postimi në facebook, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, denoncon atë që po ndodh në tregun tonë. Ai thotë se një qumësht boshnjak i tregëtuar më pak se 100 lek litri është një goditje për industrinë tonë. ”Kjo është një goditje e rëndë për fermat tona blegtorale të cilat nuk kanë se ku e shesin qumështin e tyre.
Sepse kosto e prodhimit nga mungesa e subvencionit është shumë e lartë. Nëse nuk ndërhyjmë fermat tona blegtorale do të falimentojnë, ndërsa industria e qumështit do të kthehet në punishte fasonësh që punon me lëndë importi”.

Postimi i plotë

Pa mbrojtje dhe mbështetje, rrënimi i blegtorisë është i pandalshëm. Ky poshtë, është qumësht boshnjak UHT, i tregëtuar më pak se 100 lek litri në tregjet tona. Ju siguroj që shitet edhe më lirë gjetkë.

Kjo është një goditje e rëndë për industrinë tonë të përpunimit të qumështit, e cila ka investuar me miliona euro në linjat e perpunimit të teknologjisë së lartë.

Kjo është një goditje e rëndë për fermat tona blegtorale të cilat nuk kanë se ku e shesin qumështin e tyre!
Sepse kosto e prodhimit nga mungesa e subvencionit është shumë e lartë.

Nëse nuk ndërhyjmë fermat tona blegtorale do të falimentojnë, ndërsa industria e qumështit do të kthehet në punishte fasonësh që punon me lëndë importi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.