Dendias në Tiranë: Çështja e detit do zgjidhet në Hagë, kapitull i ri i marrëdhënieve tona dypalëshe

0 145

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku është pritur nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij, Dendias u ndal te situata e tensionuar në veri të Kosovës si dhe çështja e detit me Shqipërinë në Hagë. Dendias tha se e drejta ndërkombëtare është ajo që do të zgjidhë këtë çështje e cila prej vitesh është diskutuar si një nga hallkat penguese të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Ardhja ime këtu në Tiranës është hap i fundit pas takimit tim me kolegun tonë Osmani. Dua të je mi qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne përbën pjesën parësore. Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që duhet të shtyjmë, është përshkallëzimi në veri të Kosovës. Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë kam nënvizuar dialogun mes dy vendeve.

Sot ne patëm mundësinë për të folur marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm për marrëveshjen e para dy viteve, që të arrijmë të çojmë në Hagë për detin edhe të shelfit kontinental. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do krijojë një kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23.”- tha Dendias.

Dendias u ndal edhe në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku shprehu mbështetjen e Greqisë.

“Diskutuam edhe për energjinë edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket energjetikes. Folëm për investimet më të shumta në Greqi dhe Shqipëri. Do doja të referohesha dhe në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Greqia ka qenë mbështetëse e ngrohtë e Shqipërisë në rrugën evropiane. Këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe këtu”- tha mes të tjerash Denidas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.