Del data, ja kur nis viti shkollor 2020-2021

0 389

Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të nisë më datë 14 shtator. Për ciklin 9-vjeçar të studimit, shkolla do të përfundojë më 8 qershor 2021, ndërsa nxënësit e klasave të 9-ta do të japin provimet e lirimit, nga data 9 deri më 30 qershor 2021. Shkollat e mesme do e nisin mësimin gjithashtu më 14 shtator dhe e mbyllin më 15 qershor, ndërsa provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen nga datat 2 deri në 30 qershor 2021. Institucionet arsimore këtë vit pritet të jenë me rregulla të tjera për shkak të Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.