Dalina Buzi “dorëzohet” dhe e pranon që gjithë publiku është me Luizin

0 2,577

Dalina Buzi ka dhënë shpesh herë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, veçanërisht Luiz Ejllit.

Përmes një video, gazetarja shpjegon se këngëtari nuk habit më në veprimet e tij pasi qëllimi i tij i vetëm është të fitojë. Sipas saj, truri i Luizit është 10 hapa para banorëve të tjerë dhe atë nuk mund ta rrëzoj dot asnjë konkurrent.

“Luizi ka hyrë aty shumë i qartë. Ka para gjithë formatet dhe ka mësuar nga të gjithë uljet e ngritjet të jetës. Luizin nuk e habit hyrja e Blendit, as ikja e Kiarës. Ai ka hyrë aty vetëm për të fituar, dhe për t’i bërë përshtypje popullit. Truri i tij është 10 hapa para në lëvizje se sa truri i të gjithëve atyre së bashku. Blendi mund të ketë hyrë si i infiltruar, nuk e kishte qejf Luizin. Luizi është mbi kalë dhe nuk e rrëzon dot asnjë”,- u shpreh Dalina.

“Ai është me popullin, është gjëja më e madhe që mund të ketë një konkurrent. Sado që ta urrejnë të gjithë ai ka popullin, ka gjithçka dhe nuk i intereson se kush hyn e kush del”,– përfundoi ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.