Dafina Zeqiri ka një mesazh të rëndësishëm për gjininë mashkullore

0 20

Nëse kemi të bëjmë me ndonjë çështje në mbrojtje të të drejtave të gruas, tashmë është e ditur që aty do të jetë edhe Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e ka treguar shpesh herë që është e ndjeshme ndaj këtyre temave, duke përdorur imazhin e saj për të kontribuar sadopak. Rasti i fundit ishte pjesëmarrja e saj në protestën e organizuar si pasojë e përdhunimit makabër të 11-vjeçares në Prishtinë.

Përpos daljeve të saj publike, Dafina përdor si armë të fortë edhe rrjetet e saj sociale për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Siç është ky i fundit, ku i ka dedikuar disa fjalë të ngrohta të gjithë “burrave të vërtetë” sipas saj që mbështesin gratë që kanë në krah.

“Burri im gjithmonë më mbështet. Më don dhe i beson vendimeve të mija. Dhe më e rëndësishmja më lejon të jem “unë”. Mundem të vesh çfarë zemra ime dëshiron, në skenë, fotoshoot-e, videoklipet muzikor, apo edhe kur dal jashtë.

Për të gjithë burrat e vërtëtë, suportues dhe të mrekullueshëm! Përshëndetje,”-shkruan Zeqiri krahas një fotoje provokuese më fustan të zi në Instastory.

Sakaq kujtojmë që prej vitesh tashmë Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi (Dj Geek) janë në një lidhje.

Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.