Çudit Kina: Virusi nuk doli nga tregu i kafshëve…

0 413

Kina thotë tani se Covid-19 nuk e ka origjinën tek tregu i kafshëve të gjalla në Wuhan, siç është diskutuar përgjatë gjithë kësaj kohe. Tregu sipas saj, thjesht mund të ketë shërbyer si vatër për një “super përhapje” të sëmundjes.

Autoritetet në Wuhan njoftuan se rasti i parë qe regjistruar në tregun e kafshëve të gjalla atje. Hetimet e mëtejshme, treguan sipas drejtorit të Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, Gao Fu se tregu në fakt, ishte një prej “viktimave të pandemisë”.

Kampionet e marra nga kafshët aty rezultuan negative çka dëshmon se nuk i kanë infektuar ato blerësit. Gjithmonë e më shumë dëshmi po mbështesin pretendimet se virusi nuk e ka gjenezën tek tregu. Madje ai duket se ka qarkulluar në Wuhan përpara se të raportoheshin zyrtarisht rastet e para.

Tani mendohet se personi i parë që testoi pozitiv mund të jetë ekspozuar që në 1 dhjetor, dhe simptomat i shfaqi një javë më vonë. Kina e lajmëroi OBSH për sëmundjen e re misterioze në fund të dhjetorit. Ka shumë teori mbi origjinën e vërtetë të pandemisë, një prej të cilave e përhapur gjerësisht, pretendon se virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.