CR7 “pushton” mediat, në Angli mbetet temë kryesore, por tani është i “papunë”

0 179

Në ditën kur Messi përjetoi një dështim spektakolarë, C.Ronaldo mbeti pa skuadër. Pavarësisht se United dhe CR7 u kujdesën të zbusnin këtë divorc të bujshëm, është e qartë për të gjithë se arsyeja kryesore ishte intervista “bombë” e lëshuar pak ditë më parë.

Pa diskutim, Ronaldo pushtoi faqet e para të mediave britanike, të cilat shtojnë më tej se Glazer ka vendosur të nxjerr në shitje klubin e Man.United. Fakt është që Ronaldo është zyrtarisht pa një skuadër: “Është koha për të nisur një aventurë të re”, u shpreh CR7.

Ronaldo dhe Messi kanë nisur prej kohësh një marrëdhënie të afërt në distancë, elozhe njëri-tjetrit duke bërë që mediat të flasin për një bashkim të bujshëm te PSG. Paga e Ronaldo-s mbetet një problem madhorë, të paktë janë ekipit që mund t’i ofrojnë 20 milionë euro në sezon, për këtë arsye Serie A përjashtohet nga gara.

Nuk është se të interesuarit janë shtuar më shumë pas këtij divorci me United, opsionet mbeten të njëjta me Chelsea si kandidat kryesor, por në skenë së fundmi kanë dalë edhe sheikët arab të Newcastle. Edhe Bayern mbetet një opsion, por në nëse vendos të shkoj në Mynih, Ronaldo duhet të pranoj një ulje të ndjeshme të pagës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.