Covid-19/Putin tunel dezinfektues në shtëpi

0 349

Një tunel i posaçëm dezinfektues është instaluar në rezidencën zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin, jashtë Moskës për ta mbrojtur atë nga Covid-19.

Ai ka punuar nga shtëpia përmes videokonferencave, gjatë shpërthimit të pandemisë së covid-19, e vetëm pak persona janë lejuar të hyjnë atje. Cilido që kalon përmes tunelit i nënshtrohet një dushi dezinfektues që mbulon veshjet dhe lëkurën e vizitorëve.

Në muajin prill, zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov tha se çdo kush që takohej me presidentin i nënshtrohej testit për koronavirus dhe ruante në mënyrë rigoroze distancën sociale. Vetë Peskov u shtrua në spital si pasojë e Covid-19 në muajin maj, e gjithashtu pjesëtarë të tjerë të kabinetit rus rezultuan pozitiv me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.