Covid-19 në Shqipëri/ 1697 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

0 220

Katër qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, teksa janë regjistruar dhe 1697 raste të reja nga 5280 testime të kryera.

Viktimat janë shënuar një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Rastet e reja u konstatuan 745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

Në të gjithë vendin janë 21,167 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1697
Të shëruar në 24 orë 935
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5280

Testime totale 1,576,865
Raste pozitive 232,637
Raste të shëruara 208,201
Raste Aktive 21,167
Humbje jete 3,269

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10157
Durrës 1736
Fier 1613
Elbasan 1502
Shkodër 1308
Vlorë 1264
Gjirokastër 979
Berat 768
Lezhë 698
Korçë 683
Dibër 266
Kukës 193

Leave A Reply

Your email address will not be published.