Covid-19 më shpëtoi jetën, rrëfimi ndryshe i gruas

0 424

Nga kjo pandemi kemi mësuar shumë të reja, rrëfime të forta por edhe suprizuese, siç është kjo e fundit. Një grua e infektuar me koronavirus deklaron se virusi i ri i shpëtoi jetën, pasi gjatë kontrolleve mjekët zbuluan se ajo vuante nga një sëmundje në zemër që nuk ishte diagnostikuar më parë.

Angela Schlegel u shtrua në spital pas 11 ditësh nga shfaqja e simptomave të koronavirusit. Gjendja e saj në zemër u vu re ndërsa ajo ishte në kujdesin intensiv.

“Më thanë që zemra ime nuk po funksionon ashtu siç duhet”, deklaron 36-vjeçarja, e cila u diagnostikua me virusin që mund të dëmtojë organe të ndryshme në trup, përfshirë zemrën, mushkëritë dhe sistemin nervor. ”Kjo shpëtoi jetën time në planin afatgjatë, por në atë afatshkurtër koronavirusi gati sa më vrau”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.