Covid-19, bashkë edhe në vdekje

0 322

Një çift 73-vjeçarësh, që rezultoi me Covid-19 nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë virusit. Të dy ndërruan jetë brenda pak orësh në një spital në Milwaukee, ku stafi i kishte vendosur shtretërit e tyre pranë njëri-tjetrit, në mënyrë që gjatë ditëve të fundit të jetës të mund t’i mbanin duart shtrënguar bashkë.

Gazeta ”Sentinel e Milwaukee” raportoi se Wilford dhe Mary Kepler i kaluan momentet e paravdekjes bashkë, në Spitalin Froedtert. Ata vdiqën në të njëjtën ditë, më 18 prill. Wilford Kepler, 94 vjeç, vdiq i pari. Mary Kepler, 92 vjeçe vdiq gjashtë orë më vonë.

Edhe pse të dy rezultuan pozitivë me Covid-19, Kepler ishte e vetmja që vdiq prej pandemisë, sipas ekzaminimit mjekësor. Shkaku i vdekjes së Wilford Keplerit u rendit si një plagosje traumatike në kokë pasi ai u rrëzua më 12 prill.

Leave A Reply

Your email address will not be published.