Çlirimi i Tiranës, mesazhi i Metës: Ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve lirinë e cenuar nga uzurpatorët

0 148

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka shprehur sot mirënjohjen partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe qytetarëve që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.

Me rastin e 78-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit, Meta thekson se sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët.

“Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre.

Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.
Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.