Çfarë i premtuan ndërkombëtarët Aleksandër Vuçiçit në këmbim të barrikadave

0 174

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar për një bisedë që ka thënë se ka pasur sot me përfaqësuesit evropianë.

Ai bëri të ditur se ka marrë një garanci që tashmë ata i kanë dhënë dhe të veprojë në përputhje me atë që është premtuar.

“Unë po u kërkoj atyre të veprojnë në përputhje me atë që është premtuar… Sot në mëngjes thirra përfaqësuesit evropianë dhe u thashë: “Kini kujdes, situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiç para gazetarëve në Serbi.

Vuçiç ka thënë se i frikësohet shumë papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe “arrogancës së autoriteteve të Prishtinës” derisa ka vazhduar me fraza dramatike “do të luftojmë për Kosovën”.

“Në gjysmën e parë të janarit, pres që njerëzit e mëdhenj nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje”, tha Vuçiç.

Për këtë garanci dhe një dokument foli edhe ministri i mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç.

Ai tha se Beogradit nuk i është dashur të jap asgjë në këmbim të kësaj, përkundrazi ka marrë garanci të forta në një dokument.

“Duhet të jemi të kënaqur, por jo tepër, sepse ende nuk është e lehtë jeta për serbët në Kosovë, nyja në Kosovë nuk është zgjidhur. Askush nga ne nuk ka iluzionin se gjithçka zgjidhet me këtë, por mendoj se kemi arritur një fitore të vogël diplomatike”, ka pretenduar ministri në një intervistë për televizionin serb, Tv Happy.

Ai madje shprehur skepticizmin e tij se KFOR-i do të pranojë kërkesën e Beogradit zyrtar për kthimin e një numri të caktuar të personelit të sigurisë serbe në Kosovë.

“Nuk jam optimist, por shpresoj se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë sonë në Kosovë”, ka shtuar Vuçeviç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.