Çfarë duhet të keni parasysh sot! Data 21.12.2020

0 324

Ata që besojnë tek astrologjia e dinë se gjithçka ndodh në qiell, ndikon në tokë. 21/12/2020 është datë që duhet shënuar, pasi bashkimi i madh i Jupiterit dhe Saturnit do të ndikojë tek të gjithë ne. 21 dhjetori, shënon solsticin dimëror-fillimin e një sezoni të ri, në të cilin ne jemi më të hapur dhe më lidhur me energjinë që marrim prej Tokës. Ky solstic simbolizon gjithashtu ”rikthimin tek drita”, por si do të ndikojë tek jetët tona “Toka e re”?

Bashkimi i dy planeteve përfaqëson dy energji të reja që do të funksionojnë për ne siç nuk bënin më parë. Detyra e njerëzve është të gjejnë balancën me dy energjive që na ofrohen pikërisht sot. Dita e sotme është perfekte për të medituar dhe për të kryer rituale të tjera spirituale.

Duhet të jeni të hapur ndaj energjive që sjell ky 21 dhjetor dhe të lejoni intuitën t’ju udhëheqi. Sa më e lartë të jetë frekuenca e planeteve në kohën “që ndahen”, aq më shumë energji e mirë do të “çlirohet” për ne. Mendoni pozitivisht, por mos harroni të jeni të vërtetë: Pranojeni veten siç jeni dhe mos u përpiqni të ndrydhni gjithë çfarë ndjeni, pasi vetëm kështu energjia e sotme mund t’ju ”rrisë”.

Besoni se duke nisur nga sot, falë eventit të rrallë do të na ofrohet më shumë dritë, shpresë, paqe dhe prosperitet. 21 dhjetori i 2020-ës është dita perfekte për të tërhequr çfarë dëshirash keni për veten dhe për botën. Fokusohuni në gjërat që doni të ndodhin vërtet dhe qartësohuni në qëllimet që keni. Ka shumë gjasa t’ju realizohen!

Leave A Reply

Your email address will not be published.