Çështja e emigrantëve, Rama pritet të zhvillojë bisedë telefonike me Rishi Sunak

0 168

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak lidhur me çështjen e emigrantëve shqiptarë që kalojnë me gomone drejt Anglisë.

Sipas medias britanike “The Telegraph”, kjo bisedë telefonike pritet të ndodhë ditën e sotme.

“Shqiptarët përbëjnë më shumë se 12,000 ose 30 për qind të emigrantëve të Kanalit këtë vit. Ministrat po kërkojnë të zhvillojnë një rrugë të shpejtë dëbimi për t’i kthyer shqiptarët në një vend që ata gjykojnë se është “i sigurt”, ndërsa Rama ka kërkuar një marrëveshje për të përfshirë një skemë të vizave të punës të stilit gjerman për shqiptarët për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet më tej në shkrimin e medias britanike.

Kujtojmë se, biseda telefonike vjen pas deklaratës së sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone si kriminelë dhe pushtues.

Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra, ndërsa shqiptarët në Londër organizuan dhe një protestë më 12 nëntor.

Sakaq, Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza.

Leave A Reply

Your email address will not be published.