Çështja Dvorani/ EURALIUS dhe OPDAT refuzojnë të japin opinion

0 308

Lidhur me konfliktin ligjor mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani, dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kërkesa për opinion i’u drejtua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor më 5 maj 2020. Këto organizma shprehen se kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe se nuk japin opinione në të tilla situata.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”.

Dvorani është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të Presidentit Alfred Moisiu në vitin 2005. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës së vitit 1998 ishte nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i Dvoranit ka përfunduar në vitin 2014, por ai nuk është zëvendësuar akoma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.