Celibashi tha se PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, flet Berisha

0 145

Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryekomisionerit Celibashi se PD rrezikon mosregjistrim në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Berisha tha se për PD ka një vendim Gjykate që ka njohur Kongresin e 11 Dhjetorit. Ai vijoi akuzat ndaj kryeministrit duke u shprehur se është ai që mban peng vendimin e Gjykatës.

“PD ka vendim të gjykatës për Kongresin e 11 Dhjetorit. Në çdo vend të botës ky vendim do ishte regjistruar në Gjykatë. E mban peng Rama. Ne kemi vendimin e gjykatës kjo është e vërteta absolute. Tani nëse do e zgjidhin ata është çështje e tyre, ne kemi vendimin e gjykatës, të gjitha të tjerat janë marrje peng. Unë para jush kam denoncuar autorët e pengmarres”-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.