Cakaj thirrje shqiptarëve: Mbështesni Luginën e Bashkuar

0 329

Komisioni Zgjedhor Republikan në Serbi miratoi të premten që shkoi aktvendim për rivotim në 9 njësi zgjedhore në komunën e Bujanocit për zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet në fjalë do të përsëriten më 1 korrik.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në facebook, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc të dalin në zgjedhje për të mbështetur listën e Luginës së Bashkuar.

Dalja në zgjedhje sipas Cakaj është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për të ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Kryediplomati shqiptar bën me dije se pas vizitës së fundit në Luginë, qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore, sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Ai në fund thekson se Shqipëria do vijojë ta ketë vëmendjen tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.