Burgu Patras/ Shqiptarët: Do të nisim grevë urie

0 363

Nga burgu i Patras në Greqi, një grup me shqiptarë të dënuar, tregojnë se po zhvillojnë një protestë pasi sipas tyre ata janë dënuar më shume sesa e parashikon Kodi Penal grek për veprat penale që kanë kryer. Për më tepër, ata thonë që janë dënuar në shkallët e para të gjyqësorit grek, por nuk po zhvillohen seancat në apel, nisur edhe nga pezullimi i proceseve për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Nuk është burg ky. Nuk kemi asnjë që të na ndihmojë. Qeveria greke nuk ka fonde, na kanë lënë në mëshirë të fatit. Konsullata, shteti shqiptar nuk përgjigjet. Që kështu ne detyrimisht, përpiqemi që zëri ynë të dëgjohet më tutje. Ta dëgjojnë edhe familjet tona. Saktësisht kërkojmë që ligjet e rregullta që janë, të bëhen apelet, sepse janë të detyruara dhe ata po bëjnë gjyqe që të fusin njerëz në burg, apele nuk po bëjnë. Të bëhen apelet, që të ikin njerëzit në shtëpitë e tyre. Unë e kam bërë burgun tim, e kam nxjerë burgun tim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.