Kryeministri Edi Rama emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta” në përpjekje edhe për të siguruar më shumë kontribute për vendin pas katastrofës që la pas tërmeti i 26 nëntorit.
Para nisjes së emisionit “Porta a Porta”, Rama ka shpërndarë një video ku ndodhet se bashku me Bruno Vespën dhe historianin e politikanin Vittorio Sgarbi, të cilët kanë dhënë një mesazh solidariteti për shqiptarët e prekur nga tërmeti. Sgarbi thotë se shpreson që kur të rikthehet në Shqipëri dhe ta shoh atë edhe më të bukur dhe të ringritur pas tërmeti katastrofik.
“Shpresoj të rikthehem në Shqipëri dhe ta shoh edhe më të bukur edhe pas goditjes që pësoi nga tërmeti dhe pasi të jetë rindërtuar në mënyrë e duhur dhe si një vend më i bukur”, u shpreh Sgarbi.
Ndërsa Bruno Vespa shprehu ngushëllimet për të prekurit nga tërmeti, ndërsa bën thirrje që shqiptarët të ringrihen edhe më të fortë dhe të bukur pas kësaj katastrofe natyrore.
“Unë ju kuptoj me gjithë zemër, pasi edhe këtu tek ne përjetuam një tërmet edhe më katastrok, kështu që ju dërgojmë një përqam të gjithë të prekurve. Pas këtij tërmeti të ringriheni edhe më të bukur dhe të fortë“, tha Vespa.