Braimllari: Kemi qënë me maska, çfarë sikleti ka drejtori i policisë që bëhet ushtar i Ramës?

0 295

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, njëherësh edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ka reaguar i revoltuar për gjobën që mori nga autoritetet policore për shkeljen e masave anti-covid.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se gjobitjen prej 5 milionë lekësh të reja e ka marrë vesh nga mediat. Më tej ai akuzoi drejtorin e policisë së Maliqit i cili sipas tij po sillet si ushtar politik i Ramës.

”E mora vesh nga mediat gjobitjen. Në kishim të gjithë maska dhe distancë. Nuk kuptoj çfarë sikleti ka drejtori që vendos të bëhet ushtar politik i Ramës. E kuptoj se Ferdinant Mara ka marrë porosi, por ta harrojë se do trembë. Të vendosë rend dhe siguri në Korçë se e dinë të gjithë se cfarë bën ai. Unë do e ndjek penalisht. LSI-ja ka mbështetjen e jashtëzakonshme të të rinjve. Dhe nuk ka ushtarë politik që ta ndalojnë pasionin e të rinjve. Unë kam informacionet e mia se ai ka urdhëruar që ti shkojë në shtëpi anëtarëve të LSI-së, duke i ushtruar presion të rinjve dhe të rejave të Maliqit. I kam të gjitha të dokumentuara”,-tha ai për ”Fax News”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.