Boris Johnson merr titullin “qytetar nderi” në Kiev

0 141

Ish-kryeministrit britanik i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës.

Duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një “mik i madh i Ukrainës”.

“Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar!” tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit.

Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.

Në komentet e diskutueshme në fillim të kësaj jave, ai thirri liderët e tjerë evropianë për përgjigjet e tyre të ndryshme në fillim të pushtimit.

Duke folur për CNN, ai pretendoi se Gjermania kishte dashur që lufta të përfundonte shpejt, diçka që atëherë është mohuar nga Berlini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.