Borë në Vermosh e Theth, ARRSH: Kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Ulni shpejtësinë

0 145

Teksa moti i keq ka përfshirë vendin në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore.

Autoriteti Rrugor shqiptar njofton se në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

ARRSH apelon që të tregohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulet shpejtësia dhe të respektohet sinjalistika dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”-njofton ARRSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.