Boçi: Vendimi i Ministrisë së Arsimit kaotik

0 347

Ministria e Arsimit një ditë më parë mori vendimin që të gjithë shkollat nga klasa e I deri në klasën e IX do ta mbyllin vitin shkollor me mësimin online. Maturantët do të duhet të shkojnë 3 javë në shkollë. Ky vendim i ministrisë, duke i ndarë maturantët nga pjesa tjetër e nxënësve për ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi është në vazhdim të veprimeve kaotike të ministres. Për maturantët, Boçi tha se qeveria po i trajton ata sikur janë njerëz të një planeti tjetër.

”Vendimi i djeshëm nuk është në përputhje me gradualitetin e një hapja që e kanë aplikuar shumë vende të Rajonit, Europës dhe Botës në bazë edhe të ecurisë së përhapjes së pandemisë. Kjo për arsye se qeveria shqiptare ka penguar testimet masive, nuk ka një panoramë të saktë të përhapjes, të kulmit të saj apo të mënyrës së rënies së pandemisë. Kjo më pas e bën të marrë vendime të tilla kaotike dhe kontravers. Nga ana tjetër ndërton një kundërshti brenda një cikli parauniversitar, ku vetëm maturantët ndëshkohen për tu detyruar për të shkuar në klasa dhe ku do të detyrohen të vendosin një stres mbi stresin e pandemisë. Mua më duket se kjo është një mospërputhje logjike e mënyrës si sillet qeverisja”,-tha Boçi në ”Ora News”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.