Bllokuan foltoren, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së

0 180

Pas kaosit të shkaktuar në seancën e kaluar, janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare 8 deputetë të PD-së.

Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Debate të shumta ka pasur sot në mbledhjen e zhvilluar te Komisioni i Votimit dhe Etikës ku deputetët demokratë kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës për përjashtimin e deputetëve duhej bërë 48 orë pas depozitimit. Po ashtu ata kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohej në praninë e mediave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.