Bledi Mane hedh “bombën” e parë, hidhet në luftë Nita Latifi

0 1,068

Gazetari Bledi Mane është futur prej pak ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Kohë më parë, Mane kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit.

Kaq kishte mjaftuar që deklarata e tij të shpërndahej me të madhe në thuajse të gjitha rrjetet sociale në Kosovë dhe jo vetem.

E teksa ka bërë një bisedë me banorët e BBVA në orët e vona, Bledi ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje, duke thënë se kulinaria e shqiptarëve të Kosovës është prapa.

Ndërkohë, ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi ajo e cila ka reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”.“Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka theksuar gazetari.

Kujtojmë se Bledi ka hyrë të martën në BBV dhe futja e tij ka ngjallur debate dhe diskutime të shumta në rrjet dhe sigurisht mes banorëve në BBV.

Leave A Reply

Your email address will not be published.