Blake Lively dhe Ryan Reynolds në pritje të fëmijës së tyre të katërt

0 22

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja në daljen e saj në Samitin Vjetor të Forbes Power Women. Lively tregoi barkun e saj të rrumbullakosur teksa kishte veshur një fustan me shkëlqim. Çifti janë prindër të tre vajzave James, 7, Inez, 5 dhe Betty, 2 vjeç. Lively dhe Reynolds u martuan në shtator 2012.

Në dhjetor, ylli i Deadpool, Ryan Reyndols, 45 vjeç, foli për rëndësinë e kalimit të kohës me fëmijët e tij, duke theksuar se ishte një faktor kryesor në vendimin e tij për të marrë një pushim nga aktrimi. Reynolds më vonë tha se ai thjesht dëshiron të “jetojë jetën si një njeri normal”, duke thënë: “Unë dua që fëmijët e mi të kenë një orar mjaft normal. Për shumë vite kur gruaja ime Blake do të xhironte një film, unë nuk mund të xhiroja një film. Do të qëndroja unë me fëmijët dhe anasjelltas. Kështu bënim një lloj shkëmbimi.

Ne kurrë nuk kemi punuar në të njëjtën kohë”. Reynolds vazhdoi të shpjegonte se “mënyra e tij e jetesës është bërë sfiduese teksa fëmijët e tyre rriten”. “Tani që ata janë në shkollë, kanë një orar disi normal. Mendoj se është krejtësisht e rëndësishme për zhvillimin e tyre dhe më pëlqen shumë të jem një baba i pranishëm”, shpjegoi ai. “Më pëlqen t’i çoj në shkollë në mëngjes, më pëlqen t’i marr”, vazhdoi Reynolds.

Leave A Reply

Your email address will not be published.