Billie Eilish tregon pse vishet gjithnjë me të gjera

0 363

Në çdo intervistë të saj, Billie Eilish ndalet tek çështja e vetëbesimit, tek marrëdhënia e saj me djemtë dhe sfidat e kaluara gjatë rritjes. Së fundmi, gjatë një interviste për “GQ”, 18-vjeçarja u shpreh se nuk “është ndjerë kurrë e dëshiruar” nga ish-të dashurit e saj. Eilish rrëfen se gjithnjë ka patur probleme të mëdha me trupin e saj, që sipas saj shpesh është bërë shkak për mënyrën se si është trajtuar nga ish-të dashurit.

”Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur s’më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. Ka qenë shumë delikat fakti që s’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time”.

Pikërisht për këtë shkak, këngëtaren e shihni gjithnjë të veshur me rroba të gjera. “Prandaj unë vishem ashtu siç vishem, sepse s’dua të mendoj për djemtë- për asnjë në fakt- s’dua të më shohin duke më gjykuar mua ose masën time. Ndonjëherë vishem si djalë, herë të tjera si vajzë me rroba të gjera. Ka momente që ndihem si e mbytur nga personi që kam krijuar sepse mendoj që njerëzit nuk më shohin si femër.

Revoltën e brendshme, Billie jo pak herë e ka përfshirë edhe në krijmtarinë e saj. Në klipin e këngës “Bad Guy”, këngëtarja u përball me komente negative rreth trupit të saj dhe mënyrës së veshjes, derisa vetë Eilish i bëri të kuptonin se në fund të ditës ishte trupi i saj dhe e vendoste ajo çfarë do të tregonte dhe çfarë jo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.