Bilanc tragjik/ Mbi 15 mijë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

0 146

Tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës, ka lënë pas 15 mijë viktima e mijëra të plagosur. Turqia është shtëpia e rreth 3.6 milionë refugjatëve sirianë me qindra mijëra sirianë që jetojnë në qytetin jugor të Gaziantepit, afër epiqendrës së tërmetit. Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kushtet e vështira atmosferike për të gjetur të mbijetuarit e tjerë në rrënoja.

OBSH ka rritur përgjegjësinë e saj në Siri dhe Turqi sepse sëmundjet tashmë të pranishme në këto shtete pritet të përforcohen pas tërmetit, ndërsa BE njoftoi një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për viktimat. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra në lindje të qytetit turk Nurdagi, në një thellësi prej rreth 18 kilometrash në Rajonin e Anadollit Lindor. Tërmeti u përhap drejt verilindjes, duke shkaktuar shkatërrime në Turqi dhe Siri.

Autoritetet nuk kanë bërë ende një ndarje të detajuar të kombësisë së viktimave, teksa presidenti turk Erdogan pranoi mangësitë për reagimin e shtetit, por këmbënguli se situata tani ishte nën kontroll. Bëhet e ditur se tërmeti Turqi-Siri regjistroi 250 paslëkundje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.