Beteja me tumorin, Pelé shtrohet me urgjencë në spital. Kushte e tij janë shqetësuese

0 157

“Pelé u shtrua në spitalin ‘Albert Einstein’ në São Paulo”. Këtë e raporton ‘Espn’, media sipas së cilës ish-futbollisti, legjenda e Brazilit, “është i sëmurë me kancer dhe nuk po i përgjigjet kimioterapisë”.

Gjendja e tij duket shqetësuese, prandaj është transportuar në spital “për t’iu nënshtruar një vlerësimi të plotë të organeve të komprometuara nga kanceri metastatik”.

Pelé ishte shtruar tashmë në spital në fillim të vitit për t’iu nënshtruar trajtimeve të planifikuara, pas operacionit të kryer për kancerin e zorrës së trashë në shtator 2021.

Ankthin e madh midis fansave të “O’ Rey” u përpoq ta qetësonte vajza e legjendës. “Përshëndetje miq, – shkroi Kely në Instagram. – Shumë alarm në media në lidhje me shëndetin e babait tim.

Ai është shtruar në spital dhe po sistemon mjekimin. Nuk ka surpriza apo urgjenca. Ne e vlerësojmë vërtet gjithë dashurinë që na dërgoni”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.