Berisha tregon se si funksionojnë call center-at e bitcoin: Paratë kesh të rrjetit mafioz Rama-Josifi përfundojnë në depozitat në Dubai

0 144

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “mafizoze dhe monstruoze” skemën e funksionimit të call centera-ve të bitcoin në Shqipëri.

Berisha theksoi se pas kësaj skeme qëndron Rama-Josif dhe qytetarëve evropianë u janë vjedhur 2.2 miliardë euro.

Berisha: Një çështje tjetër madhore del në horizont. Disa polici të vendeve Evropiane janë stacionuar në Tiranë për të hetuar 2.2 miliardë euro plaçkitje të qytetarëve evropianë nga call center në Shqipëri sipas të gjitha burimeve janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës.

Ka nisur një hetimi call center që nëpërmjet telefonatave ftonin investitorë të investonin në ursë, veprimtari e palejuar në Evropë, por nëse ky hetim nga skapi i partisë vazhdon janë nën mburojë të plotë të call ceneter që kryejnë një veprimatri të tmerrshme kriminale të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve Evropianë, dhe kjo grabitje bëhet ne bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga skapi as nga kurrkush.

Armand Qosifi është kreu i meduzës së kësaj afere, u kërkon qytetarëve të blejnë bitcon u zotohen se nëse i blejnë me 5 mijë ose 20 mijë sa është vlera, këta i konsiderojnë me një vlerë prej 20% më të lartë. Qytetarët evropianë dje kanë një aplikacion ku iu thonë ju do blini bitcond he do e vendosni në kuletën digjitale. Ata e bëjnë dhe i vendosin në kuletën e hajdutëve, ata kujtojnë se i kanë por në fakt nuk kanë më asgjë. Janë me emra dhe mbiemra, është çështje në zhvillim. Këto bitcoin, trafikantët u ofrohen këtyre.

është një person super ekspert që është i specializuar në konvertimin bitcoin në para kesh për të n ndërtuar kullat e Albabarit, Ky person nuk është i vetëm, ç ndodh me bitcon ku shkon bitcoin, përfundojnë të depozituara në Emiratet e Bashkuara, edhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi, Rama-Olsi bën protektorin, u thuhet jeni të lirë nuk ju prek njeri. Kanë kontraktuar ata të bursës tek kjo tjetra se qeveria na mbron dhe skapi i partisë merret me atë hetim, këtu nuk hyn dot skapi nuk troket dorë. teprica e bitcoin, që u mbetet rrjetit mafioz Rama-Josifi përfundon në depozitat në Dubai, se në banka nuk hyjnë dhe sa është gjer tani vjedhja 2.2 miliardë euro.

Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende pro po pendohen nga skapi i partisë i cili heton vetëm krahun tjetër të call center, i cili duhet të zhduken dhe mbeten vetëm këto, call center që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti me bitcoin që ia vjedhin qytetarëve evropianë. Skema nga më monstruoze por hollësi dhe detaje të tjera do iu informoj.

kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme për të cilën në unison se padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli në mënyrë antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano me pretekstin se më spiunon në Ambasadë. Nëse një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qytetarëve meriton dekoratë, mbron interesat e kombit të vet, se njoh dhe se kam takuar kurrë por di që ai ishte në skemën e hetimit ku përfshihej Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call center-ave po mbyllen.

Autoritetet spanjolle gjermane italiane kanë marrë përsipër e po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhjeje të autoriteteve shqiptare gjysmë zyrtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.