Berisha: Rama marrëdhënie të errëta dhe të dyshimta me ish agjentin e FBI

0 136

Pas intervistës së ish të dashurës të ish agjentit të FBI, Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe McGonigal kanë pasur marrëdhënie të dyshimta dhe të errëta.

Duke u bazuar te daklarata e saj, Berisha shtoi se Rama-McGonigal, kanë foto të cilat janë shkrepur në Kryeministri dhe ambiente të tjera private.

Berisha: Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish të dashurës së McGonigal, pas shefit të kundërzbulimit të FBI, Alison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën. Ajo cka të bën përshtypje në dëshminë e saj, në intervistën në Euronews është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesore marrdhëniet e errëta të partnetit të saj me kryemafiozin Edi Rama.

Unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vertetat e hidhura, për të mos thënë dhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama.

Në dosjen shqiptare gjithcka ekziston, ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Ducka dhe Agron Neza.

Pra gjithcka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Ramës 14 dhe persona A dhe B, po kaq herë.

Alison deklaron se ishin këto marrëdhënie, të cilat më detyruan mua ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimta.

Ajo dispononte siç tha edhe fotografi të shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në Kryeministri, dreka dhe darka, në Shqipëri dhe restorantet më të kushtueshme të Neë York. Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë, sepse Edi Rama, arriti të angazhojë fuqinë e FBI për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.