Berisha: Rama i gatshëm të mashtrojë për xhepat e tij. Ka ardhur koha që këto konferenca…

0 127

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për vjedhur shqiptarët dhe për të pasuruar xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. I ndalur teka afera e inceneratorëve, Berisha tha se filmimet me dron e nxorën zbuluar se inceneratorët nuk kryejnë asnjë funksion.

Ndër të tjera kreu i PD shtoi se SPAK nuk po kryen asnjë funksion dhe se sipas tij drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se sipas tij ka ardhur koha që konferencat të mbahen përballë Kryeministrisë.

“SKAP i partisë është pozicionuar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj dhe nuk ka gjë më flagrante se kjo. Janë bërë 51 mln euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshorë të Veliajt dhe Ramës për plehra sikur digjen, në një kohë kur ato jo që nuk digjen por as edhe nuk seleksionohen siç u betua dhe rrahu gjoksin Edi Rama para parlamentit shqiptar. Të gjithë këto bëjnë të paditurin dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ka akt më të turpshëm dhe flagrant se qëndrimi I drejtësisë ndaj kësaj afere. Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim. SKAPI e ka të ndaluar të hetojë ia ndalon partia. SKAPI përveçse, se këta janë ish-të gjithë. Lefter Koka është ish-ministër. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, drejtësia nuk ekziston, afera e djegësve është afera më demonstrative e shtetit mafioz, e një shteti që nga kreu I ekzekutivit tek OPGJ e me radhë, ministri e kryetari I bashkisë janë mafie. Veliaj që kalon çdo ditë para kamerave ushtron presion mbi mediat për të censuruar është një hajdut. Ka rritur taksën e plehrave për qytetarin e thjeshtë. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në Kryeministri, të paktën të personalizohen, gjithçka siç është personale në këtë afere. Ju I patë dronët që ia nxorën petët lakrorit dhe treguan se Rama për xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. Ai harron se atje në Davos qëndron mbi plehun dhe mafian e plehut”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.