Berisha: Paratë ia dha Alda Klosi pastrueses në mirëbesim, Rozeta s’ishte magjistare

0 171

Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat është ndalur te grabitja e mijëra eurove në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi.

Berisha deklaroi se ka qenë vetë ish-zyrtarja që ia ka dhënë kodin e kasafortës pastrueses Rozeta Dobi në mirëbesim.

Po ashtu Berisha akuzoi qeverinë se ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën pastrueses dhe prandaj sipas tij ajo duhet të shpallet e penduar e drejtësisë.

“Alda Klosi, ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se nuk e dini ju. Maniakët e parave ndihen konfort kur flenë në dyshek të mbushur me para. Ose ajo i dha kodin e kasafortës ia dha në roje, në mirëbesim. Pra, këtu qëndron dhe rebusi ndërkohë Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo është realisht e kërcënuar shumë. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Ç’ka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn. Paratë ia dha Alda Klosi në mirëbesim. Pse magjistare ishte Rozeta? Ajo ishte pastruese dhe kodin e kasafortës ia dha vetë Alda Klosi”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.