Berisha: Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë!

0 182

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së, në përkujtim të Ditës Kombëtare të Rinisë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj tij në protestë më 6 dhjetor, ku 31-vjeçari Gert Shehu e goditi me grusht në fytyrë.

Berisha tha se Edi Rama nxori një kriminel për ta goditur në protestë, por shtoi se një njeri mund ta godasësh apo vrasësh, por kauza nuk vdes kurrë.

“Ne do t’ia dalim dhe ju do t’ia dilni, ne e duam Shqipërië, ne do i dalim zot Shqipërisë, ne i besojmë Shqipërisë, ne i besojmë Shqipërisë, ne jemi të gatshëm të luftojmë çdo armik të saj, çdo pushtues të saj, çdo mafie të saj. Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona. Edi Rama ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Po një njeri mund të gjuhet, një njeri dhe mund të vritet por kauza nuk vdes kurrë mor mjeran, kauza jonë, dhe ne do ta faktojmë shpejt Edi Rama. Kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë s’ta japim kurrë, se lirinë s’ta japim kurrë, se votën e lirë s’ta japim kurrë. Ata që kanë luftuar pushtues në histori i kanë luftuar me moton “Ja vdekje ja liri”. Kurse ne pushtuesin tonë do ta luftojmë me moton “Jetën e japim votën nuk ta falim”. Mjerë ti që ke prekur votën tonë”, deklaroi Sali Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.