Berisha: Më 6 dhjetor shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

0 144

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, deklaroi se “dhunimi i vlerave evropiane” nga qeveria është “absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në njerëzit e gomoneve”.

“Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët. Është një rast për të shprehur me dinjitet, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE. Është e martë, është ditë pune, ora 12:00, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm”, tha Berisha.

Gjithashtu, kreu demokrat ftoi edhe nxënësit e shkollave dhe studentët që të shkojnë në protestë: “Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.