Berisha i përgjigjet Ramës: Ai në çdo akt që firmos vetëm vjedh

0 160

Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili më herët në një status në “Twitter” shkroi se më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin, duke akuzuar kreun e PD se ka vjedhur dhe prandaj në çdo gjë sheh veç vjedhje.

Berisha tha se Rama në çdo akt që firmos vetëm vjedh.

“Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos, siç tha vetë, fap, fap, fap, e bam, bam, bam, vetëm vjedh. Kjo është përgjigja ime.

Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument që thotë; si mund të vjedhë një burrë 2 metra. Nuk ka shqiptar që e pranon një argument të tillë.

Janë aferat njëra pas tjetrës që e nxjerrin Edi Ramën, hajdutin më të madh të kombit shqiptar që kur është themeluar shteti e deri më sot.

E kjo është me afera, argumente e me të gjitha.

Vetëm me energjinë mund të ndalem.

A keni parë ju gazetarë të nderuar, a keni marrë pjesë, a keni kontrolluar ju, një tender të vetëm për energjinë këto kohë. Në një kohë kur, Senad, përpara një zv/ministër në ministrinë e Energjetikës, i merrte gazetarët dhe hapte zarfet për tenderët që bëni KESH-i, i hapte zarfet para tyre.

Sot çfarë ka ndodhur me KESH-in. Sot asnjë qytetar, asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë një tender të këtij institucioni.

Si e kanë bërë. Para një viti hapën një tender për një platformë digjitale prokurimesh. Në shkurt dështoi tenderi dhe Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike e shpalli të dështuar.

Por çfarë ndodhi; në Korrik na shfaqet si fantazmë platforma digjitale, pa askush në botë nuk e di se kush e ndërtoi. Ne e dimë.

Ajo platformë digjitale u ndërtua nga një hajdutët që merr pjesë në vjedhjen në KESH. Ajo platformë digjitale u ndërtua e tillë që ti, e asnjë gazetar në Shqipëri, asnjë qytetar në Shqipëri të mos marrë vesh kurrë se kush mori pjesë në tender dhe çfarë oferte bëri.

Pra u ndërtuar platforma digjitale e tenderave sekretë. Kjo është e vërteta.

Kaq.

Për të mos thënë pastaj që janë kapur me dokumente se si kanë hapur portet e kaskadës verës, kanë shitur energjinë me 40 euro megavatin, klientelës së vet dhe këta të fundit e kanë eksportuar me 140 euro, duke ndarë së bashku jo më pak se 100 euro.

Nëse Edi Rama paska probleme të bëhet burrë dhe ti çojë në prokurori, në skapin e tij. A e kontrollon ai skapin fund e krye. Por nuk ka asgjë nga ato që thotë. Vetë është i zhytur gjer në vesh.

Opozita po bën një punë që ti tregojë shqiptarëve dhe tani shumë shpejt gjithë botës se ky njeri me vjedhjet e tij, e ka shndërruar Shqipërinë në komb gomonesh”-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.