Berisha fton popullin me 11 shkurt protestë kundër Ramës

0 145

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët në një protestë madhështore në Tiranë më 11 shkurt, deri në largimin e kryeministrit Rama dhe regjimit të tij.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA PAS MBLEDHJES SË KRYESISË
U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri.
Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti.
Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri.
Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që s’ka asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet.
Me datën 11 Shkurt në orën 12:00, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët dhe sheshet e saj në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë, kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë nga vendi i tyre. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin.
Beteja do të jetë betejë e fitores së opositës shqiptare. Edi Rama është i pashpresë. Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë.
Opozita e tëra në këmbë deri në fitoren përfundimtare ndaj këtij armiku të egër të qenies së saj, por edhe të qenies dhe identitet të shqiptarëve.
Protesta do të jetë në orën 12:00 para kryeministrisë. Tirana do të derdhet në rrugët e saj, Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.