BE mbylli kufijtë për Shqipërinë, epidemiologu: Vendim politik jo shëndetësor

0 366

Shtimi i rasteve me Covid-19, na bën të mbajmë në qendër të vëmendjes shifrat, si dhe masat mbrojtëse që secili duhet të ketë kujdes. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, flet ndër të tjera edhe për mbylljen e kufijve nga BE-ja për Shqipërinë, ku e vlerëson vendimin si politik dhe jo shëndetësor.

”Unë mendoj se ky vendim nuk ka qenë puro shëndetësor për disa arsye. Treguesi kryesor është se deri më sot, në nivel evropian, vetëm 2% e rasteve janë të importuara, ndërsa pjesa tjetër janë raste brenda shtetit. E dyta, Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe ai numri që ne kapërcyem pak më shumë seç duhet sepse ata morën vetëm dy javët e fundit, të cilat kanë qenë më të këqija dhe kjo na penalizoi. Nga krahu tjetër, kemi qenë edhe të ndershëm, ndërsa Serbia nuk e bëri këtë gjë dhe mori një çmim për këtë. Ky vendim është politik dhe si i tillë nuk ka vetëm konceptim shëndetësor brenda tij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.