Basha pritet me protesta dhe vezë në takimin me gratë: Lul Kimiku ik

0 163

Lulzim Basha, i shkarkuar si kryetar i PD nga Kuvendi i 11 dhjetorit, vijon procesin e kapjes së organizatave partnere të PD, LGDSH dhe FRPD.

Ndonëse ka pasur reagime të forta jo vetëm nga strukturat e dy forumeve, por edhe nga organizatat partnere të PPE-së, Basha të thellojë ndarjen dhe krijimit të strukturave paralele.

Fotot e protestës u postuan edhe nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

“Lul Kimiku pritet me protesta dhe vezë nga ata që i hodhi gaz dhe helm!” shkruan Berisha.

Ndërkohë Lulzim Basha ka falenderuar gratë në takimin që po zhvillon, por ka pohuar shumë nga anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve, sot janë të emëruar, por jo të zgjedhur.

“Fushata e 25 prillit ishte e vështirë përballë një regjimi që nuk kurseu asgjë për deformimin e votave. Pasojat e këtij regjimi po i provojnë të gjithë shqiptarët, por së pari e ndjejnë gratë”, tha Basha. Ai u shpreh se përparimi dhe mirëqënia e një shoqërie tregohet te respekti ndaj gruas.

Basha tha se seksizmi dhe dhuna në familje mbeten probleme madhore, ndërsa tha se duhet një ligj që pagat e grave dhe burrave të barazohen, atje ku kjo barazi nuk garantohet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.