Basha nderon heroin nga Kavaja, vendos lule tek busti i Indrit Carës

0 421

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nderuar ditën e sotme një nga heronjtë e luftës së Kosovës. Kryedemokrati vendosi lule pranë bustit të heroit nga Kavaja, Indrit Cara. Basha falenderoi vendet europiane, NATO-n dhe SHBA-në, për kontributin e tyre për lirinë e popullit të Kosovës. ”Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe”.

Postimi i plotë

12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtoj përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës time. Me emocione që vështirë të përshkruhen, hyra në Kosovë pak pas zbarkimit të Gurkhave – kontigjentit të parë britanik.

Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.

Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës.

Mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që luftuan dhe ranë në altarin e lirisë.

Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.