Basha: Jam peng, por si njeri i lirë përballë Ramës

0 223

Lulzim Basha, i shkarkuar nga posti i kreut të PD me vendimin e mbi 4400 delegatëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, por edhe nga rreth 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit, zhvilloi një takim në degën nr 7 të PD në Tiranë, nga ku tha se është peng i demokratëve dhe i shqiptarëve, por njeri i lirë përballë regjimit të Edi Ramës.

Basha u shpreh se PD dhe Shqipëria nuk mund të mbeten pengje të askujt. Ata që e kundërshtojnë dhe e kanë shkarkuar si Kryetar të PD, Basha i konsideroi si të bërë njësh me regjimin e Ramës, madje duke i cilësuar si denigrues dhe përçarës të frymës së demokratëve.

“Shqipëria nuk mund të mbetet peng, Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë rrëgjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes. Ata do të dështojnë. Ne do të fitojmë, Shqipëria do të fitojë”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.