Banorët i kthyen shpinën, por i gjithë publiku qenka me Luizin

0 138

Mbrëmja e djeshme e Big Brother VIP prime ishte e mbushur me emocione të forta pas aludimeve të Luizit për sëmundje. Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore, mjekja tha se ai ishte shëndosh e mirë dhe banorët e konsideruan si “gënjeshtar”.

Këngëtari duket se është në gjendje të ngarkuar psikologjike dhe emocionale pas gjithë situatës, teksa është shprehur se atij i është bërë gjyq pa e dëgjuar versionin e tij. Ndonëse brenda shtëpisë shumica e banorëve i kanë kthyer shpinën, publiku jashtë vazhdon ta mbështesë.

Rrjeti ka shpërthyer në komente pro Luizit, i cili sipas tyre nuk gënjen.

Kujtojmë se Luizi i tha Kiarës se ai ka një arsye madhore, por nuk flet dot brenda shtëpisë.

Banorët i kthyen shpinën, por i gjithë publiku qenka me Luizin

Leave A Reply

Your email address will not be published.