Bamir Topi rikthehet në PD? Ish-Presidenti: Ambienti është sensibël

0 376

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në ”Top Talk”, ndër të tjera është pyetur edhe për një afrim të tij tek PD-ja. ”Jo, specifikisht telefonat jo por ambienti natyrisht është sensibël. Si po pyesni ju pyesin edhe të tjerët”.

Pra a po hapet Partia Demokratike realisht, është pyetja më ndryshe ndoshta që duhesh bërë.

Nuk mund ta them sepse nuk jam afër. Që në këndvështrimin tim, hapja do të hamendësonte vërtetë një transparencë absolute në nevojën për rotacion politik.

Të mendosh që është dikush që frenon rotacionin dhe duke dalë gjithmonë shpëtimtar i situatës, unë mendoj që është nevojë e një reflektimi dhe reagimi masiv.

Këtë i dashur Denis, qoftë edhe si intelektual, si qytetar, si politikan, si ish kryetar shteti, absolutisht nuk mund ta pranoj. Zëri im do të vijë duke u forcuar dhe jo në interes për asgjë. Në interes të nevojës që ky vend të ketë një demokraci të pranueshme dhe të ketë institucione.

Leave A Reply

Your email address will not be published.