Balliu: Sulmi i radhës i qeverisë ndaj medias, prova më e qartë mungesës së ligjit dhe shtetit

0 140

Sekretari organizativ i PD-së Klevis Balliu ka reaguar pas aksionit të paligjshëm në “Prestige Resort”. Balliu shkruan se sulmi i radhës i qeverisë ndaj medias News 24 është prova më e qartë mungesës së ligjit dhe të shtetit.

Ai thekson se ky akt kriminal duhet të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë, pasi sot de fakto instancat shtetërore po përdoren për të mbrojtur pushtetin dhe jo shtetin.

POSTIMI I PLOTË

Hajduti Edi Rama sulmon denoncuesit e vjedhjeve të tij.
Sulmi i radhës i qeverisë ndaj medias News 24 është prova më e qartë mungesës së ligjit dhe të shtetit.
Asnjë letër dhe asnjë dokument nga qeveria që paralajmëron shembjen por vetëm urdhri i urrejtjes ndaj denoncuesve ka mjaftuar për të sulmuar një media të pavarur.

Ky akt kriminal duhet të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë. Pasi sot defakto instancat shtetërore po përdoren për të mbrojtur pushtetin dhe jo shtetin.

Ky sulm ndaj medias bëhet edhe në prag të vizitës të liderëve të Europës në vendet e të cilëve ky sulm do të dënohej nga drejtësia.

Për mediat që i lëpihen qeverisë dhe mbrojnë inceneratorët, Portin e Durrësit apo rrugët 30 milion euro kilometri të Edvinovicit u jepen shkollat e fëmijëve të shqiptarëve për të bërë studio televizive.
Ato që denoncojnë vjedhjet e qeverisë sulmohen si shtazë nga pushteti i droguar i Edi Ramës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.